Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Gusht 2022, 21:09

Të rinjtë u ngacmuan gratë, plas grushti mes pushuesve në Vlorë

Një grup pushuesish në Vlorë janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. “Abc News” ka bërë të ditur se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra.

Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë. Sherri ka shkuar aq keq sa tre persona kanë përfunduar të gjakosur nga grushtet.

Burimi: Abc News