Nga Shqipëria / E Premte 22 Dhjetor 2017, 14:02

Eni Çobani përfundon vet në gjykatë, e padisin për atë që tha në emision

Juristja e njohur Eni Çobani e cila njihet dhe për rubrikën  e saj ‘Shihemi në Gjyq’ tek ‘E diela Shqiptare’, është  kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës. Një nga gjyqtarët e Gjykatës së Korçës ka ngritur një padi ndaj Çobanit, duke e akuzuar se ajo e ka fyer publikisht atë gjatë rubrikës së saj në Tv Klan.

Gjyqtari Selajdin Pysqyri e ka akuzuar juristen se ajo në emisionin e datës 3 dhjetor e ka fyer atë gjatë seancës së ndërmjetësimit, për shkak të profesionit.

Sipas ‘CityNeWs’ në kallëzim thuhej se :” Pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë është depozituar një kallëzim penal ndaj avokates Eni Çobani, në lidhje me emisionin “Shihemi në Gjyq’ të datës 03/12/2017, për fyerje ndaj Gjyqtarit të Gjykatës Korçë, Selajdin Pysqyli.”

Gjatë këtij emisioni juristja Eni Çobani kishte ftuar në studio për seancën e ndërmjetësimit dy persona që i përkisnin familjes Lushi banues në fshatin Poloskë, të cilët kishin disa mosmarrëveshje me  familjarët e tjerë : Nexhat ,Arife, Diana dhe Ethem Lushi për dy shtëpi banimi të cila ndodheshin po në të njëjtin fshat.

Gjatë këtij  emisioni Eni Cobani ka komentuar dy vendime gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, duke folur gjithashtu edhe për vendimet që ishin marrë nga gjykatësi Pysqyli.

“Ky nuk është vendim. Nuk e di se çfarë është, por vendim nuk është. Prandaj sistemi gjyqësor është me plagë të rënda. Për këta gjyqtarë duhet vetingu. Me kërkesën time, dosjen e këtij gjyqtari do t’ja çoj organeve të vetingut.”-është shprehur ajo gjatë transmetimit televiziv.