A jeni kurioz të shikoni se si dukeshin dikur emrat e njohur të ekranit si Ermal Mamaqi, Eno Popi ose Arnbana Osmani?
Epo kureshtjen na e shuan gazetari i njohur Drini Zeqo, i cili para pak minutash ka postuar një foto ku shfaqet ai së bashku me Ermalin, Arbanën, Enon dhe Xhoin në fillim e tyre, në kohën kur ata prezantonin Top Select në Top Channel.
Mesa duket gazetari që tashmë është një nga figurat më të njohura në Shqipëri është bërë nostalgjik për ato vite dhe përmbi foto ka shkruar “Aty ku nisëm”.
Edhe Ermal Mamaqi e ka pëlqyer këtë foto që do i ketë sjell shumë kujtime dhe e ka shpërndarë duke shkruar “Top Select Vitet 2000. Sa xhepa kemi bërë nëpër autobusa...”
Ata tashmë janë disa nga emrat më të njohur në Shqipëri dhe secili prej tyre ka krijuar profilin e tij në median shqiptare.




