Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Dhjetor 2017, 18:06

Ja si dukeshin Ermal Mamaqi, Arbana Osmani, Eno Popi dhe Drini Zeqo para 17 vitesh

A jeni kurioz të shikoni se si dukeshin dikur emrat e njohur të ekranit si Ermal Mamaqi, Eno Popi ose Arnbana Osmani?

Epo kureshtjen na e shuan gazetari i njohur Drini Zeqo, i cili para pak minutash ka postuar një foto ku shfaqet ai së bashku me Ermalin, Arbanën, Enon dhe Xhoin në fillim e tyre, në kohën kur ata prezantonin Top Select në Top Channel.

Mesa duket gazetari që tashmë është një nga figurat më të njohura në Shqipëri është bërë nostalgjik për ato vite dhe përmbi foto ka shkruar “Aty ku nisëm”.

 

Aty ku nisëm ð?? #thatwascool

A post shared by Drini Zeqo (@drini.zeqo) on

Edhe Ermal Mamaqi e ka pëlqyer këtë foto që do i ketë sjell shumë kujtime dhe e ka shpërndarë  duke shkruar “Top Select Vitet 2000. Sa xhepa kemi bërë nëpër autobusa...”

 

TopSelect Vitet 2000. sa xhepa kemi bërë nëpër autobusa... @arbanao @drini.zeqo @enopopi #Xhoi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ata tashmë janë disa nga emrat më të njohur në Shqipëri dhe secili prej tyre ka krijuar profilin e tij në median shqiptare.