
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase. Pak ditë më parë ai i mori jetën me skaf në breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare.
Mbi të rëndon akuza “Vrasje me dashje indirekte”, pasi prokuroria e ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore si “Vrasje nga Pakujdesia”.
Vrasja me dashje dënohet nga 10 deri në 20 vite burg, ndërsa ajo nga pakujdesia nga gjobë deri në 5 vite.
Si rrjedhojë, Tase rrezikon 10 deri në 20 vite burg sipas Nenit 76 në Kodin Penal.
Burimi: Abc News