Nga Shqipëria / E Premte 5 Gusht 2022, 11:11

Po vjen një tjetër hit? Noizy me deklaratë të fortë për Elvana Gjatën

Noizy dha së fundmi një intervistë për "Pushime On Top". Ai foli për koncertin "Alpha Show', si dhe për bashkëpunimet e tij muzikore.

Reperi zbuloi se ka ndërmend të sjellë një duet me Elvana Gjatën. Ai tha se nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën muzikore pa një këngë me Elvanën.

"Ajo është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike. E kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”, u shpreh Noizy.