Ditën e djeshme në emisionin e njohur amerikan “The Untitled Action Bronson Show” i artistit të njohur me origjinë shqiptare Action Bronos, ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe me këtë rast i gjithë emisioni ishte një dedikim për të gjitha traditat shqiptare.

Në fillim të emisionit është shfaqur Dua dhe Action Bronos, emri i vërtet i të cilit është Arian Asllani duke gatuar pite dhe më pas në studio janë shfaqur edhe dy artistë të tjerë shqiptar, Merita Halili dhe Raif Hyseni të cilët kanë kënduar këngën ‘Doli goca penxhere’.

Gjatë momentit që Dua dhe Bronson kanë gatuar, ai është shprehur se në fakt nuk e di shumë mirë gjuhën shqipe dhe se i vjen turp të flasi.
Por në momentin kur Merita Halili ka nisur të këndoi, ai së bashku me Duan shihen teksa kërcejnë dhe këngëtarja është shprehur shumë e lumtur për këtë promovim që po i bëhet vendit tonë.


