
Aulona Musta ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku njëri prej tyre i ka shkruar: Ku i gjen gjithë këto lekë, ngele çdo ditë të vitit me pushime apo burri me kanabis?
Moderatorja nuk e ka kursyer një përgjigje duke i thënë mes të tjerash se ajo dhe i shoqi kanë 6 burime të ardhurash.
“Kam tre biznese plus Instagrami që është biznes më vete u bënë 4, plus një punë në television, u bënë 5 burime të ardhurash. Plus puna e burrit, imobilate/shitje blerje pronash u bënë 6 burime të ardhurash (po pate ndonjë pronë për të shitur ose blerë na thuaj).
Ndërkohë po mendoj/planifikoj/projektoj të ndërtoj edhe dy biznese të tjera brenda vitit të ardhshëm.
Ja llogaritë e mia t’i bëra. Ti të tuat i ke bërë? Se ky është halli, që duke bërë të miar, harron se duhet të merresh me të tuat dhe pasta ji hakërrehesh fatit dhe botës.
P.s: Të them një sekret të vogël, zakonisht burrat që merren me kanabis nuk nxirren në Instagram me fytyrë, mbahen sekret", ka shkruar Aulona duke ia mbyllur gojën.