Nga Shqipëria / E Premte 5 Gusht 2022, 09:09

E mban larg vëmendjes së mediave, Noizy zbulon nëse e bija do të vijë në koncertin 'Alpha Show'

Noizy dha së fundmi një intervistë për "Pushime on top", ku zbuloi detaje nga koncerti "Alpha Show" i 14 Gushtit.

“Do të jetë skena më e madhe që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do jetë skenë aq e madhe sa universitetin nuk do të mund ta shohësh më. Skena është e lëvizshme, skena është e gjallë. Në momentin që do të dali artisti i fundit, që fatmirësisht jam unë, në këtë moment do të ndodhi diçka magjike në skenë”, u shpreh ai.

Më tej reperi u pyet nëse vajza e tij Leandra do të jetë në koncert. “Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time”, është përgjigjur Noizy, i cili e mban të bijën jashtë vëmendjes publike.