Nga Shqipëria / E Enjte 4 Gusht 2022, 21:09

Noizy e ka një përgjigje për të gjithë ata që menduan se po shkëputej nga muzika

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është aluduar se Noizy do të largohet nga muzika dhe se "Alpha Show" do të jetë koncerti i tij i lamtumirës.

Mirëpo, i ftuar në "Pushime On Top", Noizy i ka hedhur poshtë këto aludime. Ai është shprehur se do të merret gjithmonë me muzikë.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë.  Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, ka thënë reperi.