
Një numër i madh qytetarësh kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Brendshme pas tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë në Himarë. Qytetarët kërkojnë drejtësi, vendosjen e masave të forta që ngjarje të tilla të mos ndodhin më dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
"Nuk e vrau varka por shteti", “Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin?”, shkruhet në pankartat e tyre.
Burimi: Abc News