
Dua Lipa ka mbërritur mbrëmë në Kosovë ndërsa ditën e sotme, bashkë me të atin, Dukagjin Lipa, dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp.
Gjatë konferencës Rama i ka bërë këngëtares një dhuratë shumë simbolike. Ai i ka dhuruar “Hyjneshën në Fron” të gdhendur në ar të bardhë 4000-vjeçar të vjetër.
Kujtojmë se Dua u shpreh shumë e emocionuar për festivalin “Sunny Hill” dhe tha se ndihet shumë mirë që po mbahet një festival i tillë në vendin e saj.