Nga Shqipëria / E Enjte 4 Gusht 2022, 17:05

Dua Lipa vjen në atdhe: Ndihem shumë krenare

Dua Lipa ka mbërritur mbrëmë në Kosovë ndërsa ditën e sotme, bashkë me të atin, Dukagjin Lipa, dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp. Dua është shprehur shumë e emocionuar për festivalin “Sunny Hill” dhe tha se ndihet shumë mirë që po mbahet një festival i tillë në vendin e saj.

“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që të bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu. Do të kënaqemi shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin tim po bëhet një gjë e tillë.” tha ajo duke folur më pas për performancën që do të mbajë  sonte. “Nuk mund të tregoj çfarë do të vesh. Është shumë speciale dhe është krijuar vetëm për performancën në Prishtinë. Është ndjesi shumë e mirë të performoj në Prishtinë, s’ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres me të ndjej emocionet para se të dalë në skenë”, tha ajo.