Pas lidhjes së tij shumë të diskutuar me Majlinda Zekën dhe ardhja në jetë e fëmijës së tyre Roan, duket seMajk ka gjetur një dashuri të re. Ai është parë së bashku me modelen bionde Melia Nushi.

Sipas Syri.net Melia Nushi është vajza e Muhamed Nushit i cili është një figurë e rëndësishme në Kosovë.

Ai për katër vite të qeverisjes ‘Ahmeti’ ka qenë drejtor i administratës, dhe pritet që përsëri edhe në qeverin ‘Ahmeti 2’ të ketë të njëjtin post.

Ndërsa Melita është me profesion modele e cila edhe pse nuk është në qendër të vëmendjes mediatike përsëri njihet si një nga femrat më sexy të Prishtinës.





