Elita Rudi ka dhënë së fundmi një intervistë për "T7", ku mes të tjerash ka folur dhe për jetën e saj private. Ajo ka treguar se marrëdhënia me Gjikon ka ndryshuar pasi janë bërë prindër.

E pyetur nëse ka ndërmend ta zgjerojë më shumë familjen e saj, moderatorja është shprehur shumë e vendosur. Elita ka zbuluar se nuk do të bëjë më fëmijë dhe se do të fokusohet sërish te karriera.

"Marrëdhënia me Gjikon ka ndryshuar se nuk është njësoj si mos të kesh përgjegjësi dhe detyrime dhe si të jesh prind. duhet të zgjohesh kur zgjohet fëmija, të mendosh për të ardhmen, të shfrytëzosh çdo gjë dhe shumë anë të tjera. Nuk je më ti në vend të parë. Unë e kam përfunduar me fëmijët. Nuk ka një beb numër 3. I them bashkëshortit tim publikisht ‘Jo’. Jam shumë e përmbushur dhe jam gati të shfrytëzoj energjinë time në një dashuri të vjetër, siç është televizioni", ka thënë moderatorja.



