Një vit më parë në datën 31 dhjetor 2016 të gjithë u tronditën nga lajmi se një shqiptar kishte therur me thikë gruan e tij.

Bëhej fjalë për 32 vjeçarin Arben Rexha i cili së bashku me bashkëshorten e tij Elidona Demiraj jetonin në Londër. Pas një viti kanë dal dhe disa detaje të reja, ku thuhen se sot burri ka pranuar se ka therur në fyt bashkëshorten e tij pasi ajo e kishte gënjyer në lidhje me virgjërinë e saj.

Kjo ngjarje bëri bujë në të gjitha media ku preku shumë njerëz dhe jo vetëm familjen e 25 vjeçares.
Sipas Arben Rexhës ajo madje dhe kishte abortuar një fëmijë pas lidhjes që kishte pasur përpara se të njihte atë.

“Ishte me të, ishin martuar dhe jetonin së bashku”- ka thënë prokurori Richard Christie. Hetimet treguan se nga momenti i vrasjes ata kishin së paku 12 javë që jetonin së bashku.
“Burri mendonte se gruaja takohej me dikë tjetër dhe ishte xheloz”- thonë mediat, referuar burimeve nga hetimet.
Sipas mediave ai ka dyshuar se ajo ishte përdhunuar edhe nga një tjetër burrë më përpara.

