Festivali i Këngës në RTSH, këtë vit do të vijë në drejtimin e 3 personazheve shumë të njohur nga publiku shqiptar. Po përflitet se këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e Arbanës dhe regjinë e Eduartit.

Sa i përket Flori Mumajesit do të kemi një rikthim të bujshëm të këngëtarit, pas një mungese të gjatë në botën e muzikës. Kësaj radhe ai do të vijë në rolin e drejtorit artistik të festivalit.

Rikujtojmë se Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja pjesëmarrje ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”.
Burimi: Panorama

