Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Gusht 2022, 15:03

Fjoralba Ponari vajzë me fat, partneri i bën gjestin e veçantë

Dikur jetën private e ruante hermetike, por tani Fjoralba nuk ngurron të postojë foto me partnerin e saj, Françeskon, i cili është dhe mbështetësi më i madh i saj. 

Së fundmi Françesko ka bërë një gjest të veçantë duke pozuar në një vend ku shfaqet posteri i Fjoralbën.

Foton e ka ndarë vetë moderatorja në Instastory ku shkruan: Ai është akoma fansi im numër 1.

Françesko është atlet në sportin e xhudos dhe inxhinier software.