Një kukull, një tufë lule, dhe rrobat e familjarëve ende në shenzllong… Është kjo panorama e trishtë që vjen nga plazhi i Potamit. Fotot janë publikuar nga gazetarja Esmeralda Keta e cila mesditën e djeshme ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë.

“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezlong dhe plazhi krejtësisht i braktisur… Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”, shkruan ajo në një postim në “Facebook”.


