Aurela Hoxha është një nga femrat më joshëse në showbizzin shqiptar dhe këtë gjë e ka treguar edhe në postimet e ndryshme që vet modelja bënë në rrjetet sociale, ku bie në sy fakti që ajo nuk i ka dhe shumë qejf rrobat. Këtë gjë ajo e ka pranuar edhe në disa nga intervistat që ka dhënë ku ka treguar se një nga shkaqet që ajo zihet me të vëllezërit e saj është veshja.

“Kur kam qenë e vogël më thoshte mami ‘Nuk është e mundur të kesh bezdi rrobat. Se unë nuk vishja kanotiere, por direkt bluzën. Të jem realiste nuk është se i kam shumë qejf. Po kur u rrita dhe bëja foto me Endritin, më thoshte, ‘po s’ke faj moj motër se nuk të shkojnë’. Vëllezërit e mi janë nga veriu, më të mëdhenj, pjesën e veshjeve nuk e kuptonin. Por fatmirësisht duke njohur karakterin tim dhe duke i bërë krenarë në çdo aspekt tjetër, e kanë pranuar këtë gjë jo me dëshirë shumë të madhe”, ka treguar blogerja në Thumb kur ka qenë e ftuar.

Ajo edhe pse gjithmonë tregohet e rezervuar për familjen e saj dhe rrallë hedh foto, këtë herë ka shpërndarë një foto ku shfaqet me vëllezërit e saj tropojan. Ajo shfaqet shumë e lumtur përkrah tyre dhe mund të themi se kanë një ngjashmëri shumë të madhe.




