Kampioni i boksit, Florian Marku ka dhënë një intervistë të cilën e ka publikuar në faqen e tij të Facebook.

Ai ka treguar se e ka lënë shkollën në moshën 15 vjeçare dhe se më pas i është angazhuar vetëm boksit.

“E kam lëne shkollën ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpërblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë. Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, është shprehur Floriani.



