Besoj se të gjithë e mbani mend vajzën e vogël që ka luajtur rolin e Mimozës në filmin ‘Mimoza llastica’, epo ajo sot është 50 vjeçe dhe vazhdon ende të ruaj tiparet e saj tërheqës dhe shikimin e mprehtë që e karakterizonte që në fëmijëri.

Aktorja e njohur Zhaklina Dhimojani prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Bern të Zvicrës me bashkëshortin e saj dhe vajzën Alexsandra. Vajza e saj është 21 vjeçe dhe mesa duket tiparet e bukura i ka marrë nga e ëma, pasi ajo konsiderohet si një nga vajzat më të bukura në Zvicër.

Alexi siç e thërret dhe Zhaklina, vitin e kaluar mori pjesë në ‘Miss Bern’, ku zviceranet e krahasonin vazhdimisht me Angeline Jolie për nga pamja. Ajo madje u kualifikua dhe në finale dhe sipas Zhaklinës kjo ishte një nga eksperiencat që në moshën e vajzës e ëndërron çdo femër.

Po ju si mendoni a i ngjan Alexandra mamasë së saj Zhaklinës?






