Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale e sidomos në Instagram ajo i jep herë pas here fansave mundësinë për t'i bërë pyetje. Së fundmi, një ndjekës i ka kërkuar një foto Arminës nga mosha 18-20 vjeç dhe me këtë rast ajo ka bërë dhe një deklaratë.

“Ja ku është, isha akoma e virgjër këtu”, shkruan Armina.

Kujtojmë që Armina aktualisht është në një lidhje të konsoliduar me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Ata bashkëjetojnë prej disa vitesh dhe po presin të martohen.



