Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Dhjetor 2017, 13:01

Pse shqiptarët janë të parët në rajon për vdekjet nga këto 2 lloje kancerash

Sëmundjet e ndryshme kancerogjene po kthehet në një problem madhor për shumë vende të botës dhe sigurisht vendi jonë është një ndër tyre. Sipas disa raporteve të OBSH  në Shqipëri vdekja nga kanceri i sistemit nervor dhe trurit rezultojnë 7.2 për 100 mijë banorë, pas vendit tonë renditet Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. E më pak humbje jetësh ka në Maqedoni, Serbi dhe në Malin e Zi.

Ndërsa si kanceri i dytë që po shkakton më shumë vdekje në vendin tonë është kanceri i prostatës, ku në 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3 dhe më të ulëtin në rajon e kishte Bosnja me 7.8 vdekje.

Ndërsa për sa i përket kancerit të mushkërive vendi jonë nuk ka ndonjë numër të lartë të vdekjeve pasi ka numrin më të ulët të vdekjeve në rajon me 27.3 për 110 mijë banorë, rekordin e mban Mali i Zi, me 42.4 vdekje për 100 mijë banorë. Edhe numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në Shqipëri 2016-n ishte më i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 gra kanë humbur jetën e më keq në rajon paraqitete Bosnja me 10.2 vdekje për 100 mijë banorë.