Nga Shqipëria / E Diel 31 Korrik 2022, 19:07

Sherri për një palë vathë, Era bën veprimin e papritur ndaj Dafinës

Ka filluar një ‘betejë’ virtuale mes Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit për një palë vathë! Të dy artistet janë shfaqur në fotot e fundit me vathë të mëdha rrethore me perla.

Dafina ka lënë indikacione se Era e ka kopjuar me postimet e fundit.

Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny (je qesharake)” dhe kaq u desh që ndjekësit të shpërthenin në komente.

Pjesa më e madhe shkruajnë se Dafina është një artiste e madhe, por nuk duhet të nisë sherre për një palë vathë. “Pse Dafina na prish natën kështu? Mendo dy herë para se të postosh diçka. Je shumë artiste e madhe për kështu dramash palidhje!”, shkruan dikush.

Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar: “Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.

Ndërkohë Era që nuk ka thënë gjë, ka bërë një postim me Dafinën. Ajo ka publikuar posterin e një prej koncerteve të përbashkëta që dy vajzat do të kenë, në mes të kësaj situate që ka pushtuar rrjetin.

Ndërsa, Dafina postimin paralajmërues për koncertin e ka bërë vetë përmes një videoje duke zgjedhur të mos e shpërndajë posterin ku shfaqet bashkë me Erën.