Në Mal të Zi është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti për Shëndet Publik (IJZ).
“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Gjithsej kjo sëmundje është përhapur në 79 vende. Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë.
