Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Dhjetor 2017, 13:01

Njihuni me Maria Kiarën, e dashura studente e Erik Fullanit

Erik Fullani është një nga djemtë që ka krijuar  profilin e tij në showbizizt shqiptar. Para pak ditësh ai festoi ditëlindjen, ku nëpërmjet postimeve zbuloi që është edhe në një lidhje me një vajzë të cilës nuk ja zbuloi pamjen dhe as identitetin.

Djali i ish guvernatorit Adrian Fullani ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Rudina’ ku dhe foli për biznesin e tij të ri lokalin e quajtur ‘Rixhi’s’ si dhe tregoi diçka më shumë për lidhjen e tij dhe për vajzën në fjalë.

Ai rrëfeu se ka më shumë se një vit që është në lidhje me këtë vajzë dhe se ajo quhet Maria Kiara dhe studion për Menaxhim Biznesi.

"Më ka bërë disa surpriza dhe dhurata. Nuk e kam zbuluar, se kam hall se ma marin m’sysh. Është më mirë për atë dhe familjen e saj të mos jetë publike. Nuk ka ngel njeri me shpreh dashurinë në rrjetet sociale. Ne kemi mbi një vit bashkë dhe njerëzit që duhet ta dinë që ne jemi bashkë e dinë. Unë nuk e kam fshehur marrëdhënien me të. Ajo quhet Maria Kiara dhe studion për Menaxhim Biznesi", u shpreh Erik Fullani.