Tayna ka rikthyer sërish përplasjen me Melinda Ademin. Reperja e ka thumbuar këtë të fundit në këngën e saj të re.

“Krejt këta e dinë kush është ‘Tata Mata’. Zemër mos u prek se me ty s’e pata”, këndon Tayna, e kjo këngë dukshëm i referohet një kënge të Melindës.

"S’ka lidhje për këtë punë e dimë jemi ‘Tata-Mata’. Ke qejf me u krahasu por nuk jemi të barabarta”, këndonte Melinda në këngën "Pika pika" të vitit 2019.



