Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Korrik 2022, 19:07

'Më qan zemra', Olta Boka zbulon nga se vuan

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku ka treguar të pathënat nga jeta e saj.

Olta ka zbuluar se vuan nga alergjia e diellit. Ajo ka treguar se nuk e shijon dot verën, pasi lëkura e saj merr flakë nga nga kruajtjet.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajtjet e alergjisë”, ka shkruar këngëtarja.