Sherri i famshëm mes Bleonës dhe Gent Hazizit ishte një lajm që bëri xhiron në të gjitha portalet ditën e djeshme. Ishte Bleona ajo që e revoltuar ju drejtua aktorit duke i thënë se ai ishte një aktorë i dështuar dhe se askush nuk ja kishte idenë se kush ishte. Menjëherë pas kësaj Hazizi i kërkoi falje publikisht Bleonës, ku e ftonte që të ndiqte disa nga shfaqjet e tij.

Mesa duket historia nuk mbaron me kaq, pasi ditën e djeshme një nga gazetaret e ‘Shiko kush Luan’ i ka shkruar këngëtares duke e ftuar që të jetë pjesë në puntatën festive të 1 janarit, madje sipas saj do inskenonin një pjesë ku Flor Mumajesi dhe ajo do martoheshin.

"Atëherë meqë u bë tërkuzë të vazhdojmë historinë... Luana Vjollca, autorja dhe drejtuesja e programit propozon që për puntatën festive të 1 janarit të vish ti dhe Flori në program dhe të inskenojmë martesën. Puntata regjistrohet përpara, biletën mund ta paguajë Top-i. Mendoje dhe më thuaj", i shkruan gazetarja.

Por Beona ka habitur me përgjigjen e saj, ajo i ka thënë se do marri pjesë vetëm nëse Topi do i ofronte 100 mijë dollar pas kësaj gazetarja i ka kthyer përgjigjen Ok.
Por më vonë Bleona ka bërë të ditur dhe arsyen e mos pranimit të ftesës, pasi ka thënë se ajo do jetë prezente në ‘post prudantion’ të filmit të ri të Nicolas Cage.

"Per te gjithe kategorine e aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj i fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!! Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan - lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona", shkruan Bleona


