Nga Shqipëria / E Premte 29 Korrik 2022, 22:10

Rikthehet sherri/ Tayna sulmon Melindën

Janë rikthyer sherret mes reperve në showbiz, që prej një kohe të gjatë kishin rënë qetësi. Tayna duket se ka sulmuar Melindën me fjalët që thotë në tekstin e këngës së fundit. 

”Krejt këta e dinë kush është ‘Tata Mata’. Zemër mos u prek se me ty s’e pata.”, thotë Tayna, e cila duket se i referohet një kënge të Melindës.

“S’ka lidhje për këtë punë e dimë jemi ‘Tata-Mata’. Ke qejf me u krahasu por nuk jemi të barabarta”, thotë Melinda në këngën "Pika Pika" të publikuar në 2019.

Deri tani ende nuk ka një reagim nga Melinda.