Ky sezon veror solli një numër të madh bashkëpunimesh mes të artistëve shqiptarë. Një i tillë po vjen edhe nga dy emra të njohur, Era Istrefi dhe reperi Mozzik të cilët janë bashkuar për herë të parë për një duet.

Lajmin e bëri të ditur Mozzik, i cili postoi një foto me Erën dhe shkroi: "Po vjen Era Mozz, a jeni gati”.

Era dhe Mozzik ndërkohë janë të angazhuar edhe me koncerte gjatë kësaj kohe, ndërsa kanë sjellë edhe hite të tjera gjatë kësaj vere, Era me "Tkrkt" ndërsa Mozziku me "Bespreme".



