Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Dhjetor 2017, 12:12

Linda Rei i bën gjëmën 'Dance with me', publikon foton kur fituesit marrin kupën

Të gjithë prisnim që ditën e hënë të mbahesh finalja e madhe e ‘Dance with me’ ku do të shpallësh dhe fituesi i këtij edicioni, por për shkak të gjendjes politike në vend transmetimi i këtij emisioni u shty për në natën e Krishtlindjeve.

Ndërsa të gjithë ndjekësit presin me padurim që të mësojnë fituesin e këtij viti, njëra prej ish konkurrenteve Linda Rei ka zbuluar fituesit  nëpërmjet një fotoje ku shihet Xhensila dhe Trimi duke ngritur kupën e fitores.

“ Fituesi është… prisni finalen për ta zbuluar”, shkuan Linda përmbi foton që duket që është shkrepur nga publiku, ku dhe ajo ka qenë e ulur natën kur është xhiruar finalja e’ Dance with me’.