Nga Shqipëria / E Enjte 28 Korrik 2022, 22:10

Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Një incident ka ndodhur në koncertin e fundit të Dua Lipës në Toronto. Disa fansa futën fishekzjarre brenda ambienteve ku u mbajt koncerti duke i ndezur dhe duke plagosur disa të pranishëm.

Në videon nga incidenti, shihen shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa në skenë po performojnë Dua dhe balerinët e saj shoqërues.

TMZ raporton se të paktën tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital. Gjithashtu nuk ka pasur dëmtime në arenë.

Dua ende nuk ka reaguar rreth incidentit.