Shqipëria sot feston 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Për këtë arsye në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, po mbahet një koncert madhështor.

Sheshi është mbushur me mijëra qytetarë që kanë ardhur nga i gjithë vendi dhe gjithashtu ndodhen edhe politikanë.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ambasadorja e SHBA e akredituar në vendin tonë Yuri Kim, Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damjan Gjknuri, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe shumë figura të tjera të politikës shqiptare.
