Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka konfirmuar shtatzëninë duke postuar sot foton e parë me barkun e rrumbullakosur.

Ilda ka ripostuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e rrethuar nga mikeshat e saj.

Kjo është hera e parë që moderatorja poston foto ku shfaq barkun e rrumbullakosur.

Në qershor ajo postoi një foto nga pushimet ku ishte përpjekur mos të nxirte në pah barkun dhe shkruante se po pinte thjesht një limonatë, gjë që u kuptua si konfirmim i shtatzënisë.



