Nga Shqipëria / E Enjte 28 Korrik 2022, 16:04

Nuk është kurrë vonë/ Reperi i njohur shqipar nis universitetin në moshën 37-vjeçare

Reperi i njohur Vig Poppa është zhvendosur prej vitesh në Suedi, ku ka ndërtuar një familje me bashkëshorten e tij, Enën.

Së fundmi, Ena ka zbuluar se Vigu ka nisur studimet dhe se është pranuar në universitetin suedez. Ajo i ka dedikuar të shoqit disa fjalë të ndjera, duke treguar se është krenare për të.

"Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty”, ka shkruar Ena.