Dafina Zeqiri është treguar shumë aktive në muzikë përgjatë kësaj vere. Mirëpo ndonëse fitimet monetare medoemos kanë qenë të shumta, lodhja dhe mungesa e gjumit nuk kanë munguar.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet jo në gjendjen e saj më të mirë, duke treguar se në dy ditë ka bërë vetëm gjashtë orë gjumë.

“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si sytë e mi janë akoma të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar ajo.




