Nga Shqipëria / E Martë 19 Dhjetor 2017, 18:06

Bertina e BB, jeta luksoze në Dubai dhe sa shumë ka ndryshuar

Kanë kaluar shumë vite që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother’ por me shumë siguri publiku  e mban mend vajzën kaçurreles me emrin Bertina Mehmeti, e cila ka qenë konkurrente në edicionin e tretë të këtij reality show,  ku dhe u përfol për lidhjen me konkurrentin tjetër Erionin. Menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme, ajo dhe i dashuri i saj Erioni i cili ishte dhe një ndër finalistët, vazhduan dhe për ca kohë lidhjen e tyre duke shijuar dhe famën që fituan nga ai emision.

Pas ndarjes nga Erioni i cili ka qenë prezantues dhe në disa emisione në televizionet shqiptar, Bertina u përfol për një lidhje me këshilltarin e Presidentit kosovar Bexhet Pacollin. Djaloshi Esad Pushkar i cili është me origjinë nga Bosnja dhe Bertina e vazhduan lidhjen e tyre për disa kohë por më pas ata u ndanë duke vazhduar secili punën e vetë.

Por çfarë bënë pas kaq vitesh bukuroshja kaçurreles nga Delvina, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve?

Ajo prej disa vitesh është vendosur në Dubai ku u transferua me punë dhe edhe pse u mendua për një kohë të shkurtër,  Bertina ende po vazhdon jetën e saj luksoze atje, duke lënë pas jetën e mëparshme në Shqipëri.

Ajo poston shpesh herë foto nga ky vend duke filluar që nga ambienti punës e deri tek shëtitjet dhe pushimet luksoze që të gjithë do i kishin zili. Nga fotot e shumta ajo duket që po e shijon shumë qëndrimin e saj atje dhe s’ka ndër mend të kthehet më në Shqipëri.

 

Who said : Humans can't fly ð????! - it's the way how you choose to make it happen ð???

A post shared by Blanche Etoile (@bertina_mehmeti) on

 

Birthday Girl ð???ð???

A post shared by Blanche Etoile (@bertina_mehmeti) on

 

With love from Abu Dhabi ❤️

A post shared by Blanche Etoile (@bertina_mehmeti) on