Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Korrik 2022, 21:09

Martohet aktorja e njohur italiane, Manuela Arcuri

Aktorja e njohur italiane Manuela Arcuri është martuar. Dasma është mbajtur disa ditë më parë, por fotot vetëm tani janë publikuar dhe në fakt ka shumë pak pamje pasi aktorja është martuar në privatësi.

Ylli i “Carabinieri” u martua me Giovanni Di Gianfrancesco në kështjellën Odescalchi në liqenin Bracciano.

Manuela dhe Giovanni, një kontraktues ndërtimi, janë çift që nga viti 2010 dhe në vitin 2014 ata u bënë prindërit e Mattia-s.