Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Korrik 2022, 19:07

Pasi u pajtuan, Noizy i bën një dhuratë Cllevios

Noizy ka vendosur t’i bëjë edhe një dhuratë Cllevios pasi ulën gjakrat mes tyre. Në momentin kur mori dhuratën, Cllevio ishte live në Instagram dhe tregoi se një postier i kishte sjellë një pako nga Noizy.

Dhurata që Noizy i kishte dërguar ishin disa artikuj nga marka e tij e veshjeve.

Përpos kapeleve, bluzebe dhe pantallona, Noizy i kishte dërguar Cllevios një palë të brendshme për meshkuj. Ky i fundit nuk reagoi mirë duke thënë: “Këto s’i vesh, brekët i blej vetë. Ti dal buzës time me brekët e Ilyrianit”.