Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Korrik 2022, 16:04

E prisnit? Capital T, Anxhela Peristeri dhe Mandi Nishtulla gati për të thyer rrjetin

 Bashkëpunimet e kësaj vere duket se nuk kanë të sosur. Anxhela Peristeri, Capital T dhe Mandi Nishtulla kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur Anxhela me anë të një postimi në rrjete sociale. Kënga titullohet "Habibi" dhe do të publikohet me datë 30 Korrik.

"Le ta djegim këtë vend", ka shkruar Anxhela duke paralajmëruar kështu se kënga do të jetë zjarr. Mbetet të presim!