Orinda dhe Turi kanë plot 15 vite krah njëri-tjetrit, por 5 vite si të martuar. Sot është përvjetori i tyre dhe moderatorja i ka dedikuar bashkëshortit fjalët më të ëmbla.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto duke fjetur pranë Turit, krahas së cilës ka shkruar se pranë tij e bën gjumin më të ëmbël.

"Gëzuar përvjetorin dashuria ime! Pas 15 vitesh akoma bëj gjumin më të ëmbël vetëm pranë teje", ka shkruar Orinda.



