Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Korrik 2022, 16:04

Ermal Meta shfaqet në gjendje të keqe: Më janë enjtur pjesë të fytyrës dhe kokës

Ermal Meta ka shqetësuar fansat teksa ka treguar se po lufton me një problem shëndetësor. Me anë të një postimi në Instastory, ai ka zbuluar se i janë enjtur pjesë të ndryshme të fytyrës.

Fillimisht këngëtari ka menduar se bëhet fjalë për alergji, por nuk ka rezultuar të jetë e tillë.

“Ka disa ditë që më janë ënjtur pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj. Pa dëshirën time, jam i detyruar të anuloj koncertet e mia në Peschici dhe Giffoni pasi duhet të kuptoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të koncerteve dhe fansave të mi. Shihemi së shpejti", ka njoftuar Ermali.