Sot aktori shkodran i humorit Zef Deda mbush plot 72 vjeç. Në këtë ditë feste për familjen Deda, Juli e ka surprizuar të atin me fjalët më të ndjera.

Aktori ka postuar një foto me të atin, duke e quajtur artistin e shtëpisë.

“E gëzofsh ditën e lindjes Artisti i shtëpisë sonë. U bëfsh sa të dojë e bardha zemër. Të du fort Babo! Ahh, se mos harroj, ke të fala nga të gjithë dashamirësit e tu, që unë takoj përditë në rrugë dhe më thonë “mi bëj shumë të fala të madhit Zef, se jemi rrit me humorin e tij”. Edhe 100 Zefinjo, të përqafoj”, ka shkruajtur Juli.
View this post on Instagram



