Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Korrik 2022, 12:12

Kush është vajza që i ka marrë zemrën? Mozzik nxjerr fotot nga surpriza dhe dedikimi romantik

Mozzik ka deklaruar më herët se është beqar, por postimet e tij të fundit kanë lënë të kuptohet e kundërta.

Reperi ka shfaqur anën e tij romantike, teksa ka publikuar në Instastory disa foto të një ambienti të zbukuruar me petale trëndafili. Por kë ka surprizuar vallë? Kush është vajza që i ka marr zemrën?

Për më tepër ai i ka shoqëruar fotot me një dedikim romantik. “Duke menduar për ty”, ka shkruar Mozzik.