Nga Shqipëria / E Martë 26 Korrik 2022, 20:08

Ronela Hajatit 99.9% të këngëve të kësaj vere i duken njësoj

Ronela Hajatit gati të gjitha këngët e kësaj vere i duken njësoj. Kështu u shpreh këngëtarja me një postim në Instagram, ku tregoi se po dëgjonte disa këngë me rradhë dhe doli në këtë përfundim. 

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë një lloj. Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, shkroi Ronela.

Vetë këngëtarja pak ditë më parë publikoi këngën "Valle" dhe ka arritur mbi 1 milion shikime në Youtube.