Flori Mumajesi do i rikthehet skenës dhe performancave. Këngëtari do të performojë në sheshin Skenderbej më 28 korrik, për të festuar dy ngjarje.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendi do të festojë për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në.
"Flori do të jetë në shesh. Eja festojmë bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, dy ngjarje speciale: -vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian", shkruan Rama.
