Nga Shqipëria / E Martë 19 Dhjetor 2017, 16:04

Çfarë fshihet pas masakrimit të Florencit, shqiptarit azilant në Francë, dhe dhimbja e familjes

Një nga ngjarjet më tragjike të ndodhura kohët e fundit është edhe rasti i të riut shqiptar i cili u keqtrajtua në Marsejë të Francës, dhe që në këto moment mbahet në jetë nga aparaturat.

Bëhet fjalë për 23 vjeçarin  Florenc Beqiraj i cili ishte arrestuar tre javë më parë nga policia franceze pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete. Gjatë qëndrimit të tij në burg ai kishte telefonuar një mikun e tij dhe i kishte thënë se nëse nuk i çonin dokumentet do ta vrisnin. Dhe ashtu ndodhi, pak orë më pas djalin e vranë. Pas kësaj policia franceze e çoji trupin e pajetë të Florencit në spital dhe tani ai mbahet në jetë nga aparaturat.

Sipas mjekëve Florenci ka vdekur edhe pse zemra e tij akoma punon. Siç besohet i riu ishte mbytur  nga djemtë që ndante qelin, me të cilët kishte disa konflikte të vazhdueshme. Ata shprehen se mbajtja gjallë me anë të tubave kushton shumë dhe prandaj ata duhet t’ja heqin ato, pasi kërkohet autorizimi i njërit prej familjarëve të tij. Sipas ‘Press  Idependent’ babai i të riut ishte nisur drejt Francës por e kishin ndaluar në Turqi, ku dhe e kthyen pas në Shkodër.

Mediat e huaja kanë heshtur për këtë fakt, por një video ku shfaqet 23 vjeçari i shtrirë në reaminacionin e spitalit Nord në Marsejë ka bërë xhiron në internet dhe njerëzit kërkojnë që familja mos  të dorëzohet, por ti shkojë deri në fund hetimeve. Madje disa prej tyre shprehen se Florenci ishte një djalë shumë i mirë dhe i qetë.