Nga Shqipëria / E Martë 19 Dhjetor 2017, 15:03

Emigrant shqiptar sjell nusen angleze, por nënës i bie të fikët kur e sheh si ishte

Një djalë shqiptar i cili prej kohësh jetonte në Angli para ca ditësh u kthye në vendlindjen e tij dhe kishte sjell edhe një lajm për familjarët . 20 vjeçari kishte ardhur për ti prezantuar të dashurën prindërve, por ata janë habitur kur kanë parë nusen e djalit pasi ajo ishte 20 vite më e madhe se ai.

Sipas gazetarit të ‘Aldo Morning Show’ ai u ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40 vjeçare ishte në pritje të fëmijës së tyre. Nga ky lajm nëna e tij ka rënë në gjendje të fikëti, pasi gjithmonë mendonte se i biri ishte lidhur me të vetëm për dokumenta.

“Një djalë është rikthyer nga emigracioni për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze. Mirëpo familjarët nuk e dinin se ajo ishte 20 vite më e madhe se djali. Për një moment ata e kanë pritur mirë, sepse mendonin se ai e donte vetëm për dokumentet, por pak kohë më vonë kanë marrë vesh se ajo ishte shtatzënë. Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40. Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që iu ka treguar nënës së tij i ka rënë të fikët”,  ka thënë gazetari.